Sejamini: Votat e Arlind Qorit tregojnë protestë, opozita nuk ofroi alternativë morale

Sejamini: Votat e Arlind Qorit tregojnë protestë, opozita nuk ofroi alternativë morale

Analisti Neritan Sejamini tha për “Të Paekspozuarit” në MCN se opozita nuk ofroi një alternativë morale dhe kjo është arsyeja kryesore pse ajo nuk u votua.

Sipas Sejaminit votat e Arlind Qorit ishin një mënyrë proteste, jo se këta njerëz besonin se ai do fitonte zgjedhjet.

Në Shqipëri në kushtet normale kur kemi një shoqëri të kalbur dhe një qeveri të korruptuar, klientelizëm me krimin, ka vetëm një mundësi për ndryshim, një alternativë morale.

Opozita shqiptare nuk u fut në një luftë morale dhe nuk luftoi kundër këtij sistemi. Pavarësisht çfarë thotë opozita, fushata e tyre nuk kishte ndryshim.

Njerëzit do çohen vetëm po të ndryshohet sistemi, po të ketë ndryshim. Vota e Arlind Qorit tregon vetëm këtë: askush nuk beson se Arlind Qori do fitonte zgjedhjet, ata 12 mijë persona kanë votuar në mënyrë proteste, jo se do fitonte Arlind Qori. Pyetja është pse këta persona kanë identifikuar si ndryshim Arlind Qorin dhe jo opozitën dhe kjo është përgjigja që duhet të japë opozita.

Fushata që bëri Rama ishte e përshtatur për interesat e Ramës. Çfarë bëri Rama në Shkodër, mobilizoi komplet, hoqi tallavanë, e përshtati. Shqiptarët nuk votojnë nëse nuk kanë përballë një alternativë morale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy