Soko: Me mjete dhune në PD nuk fitohet asgjë. Sistemi proporcional kombëtar rrit demokracinë (VIDEO)

Soko: Me mjete dhune në PD nuk fitohet asgjë. Sistemi proporcional kombëtar rrit demokracinë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në MCN Live se konflikti mes Nokës e Bardhit nga njëra anë dhe Flutura Açkës nga ana tjetër, vjen nga ambiguiteti i situatës juridike të PD. Soko vë në dukje se dhuna si zgjidhje duhet të jetë gjithmonë e fundit. Ai thekson se PD e Rithemelimit nuk ka ezauruar më parë hapat institucionalë. Sipas tij veprime të tilla të dhunshme kanë zero efekt për plotësimin e kërkesave të selisë blu. 

E gjithë kjo situatë prodhohet ngaqë situata juridike e PD është në ambiguitet. Në momentin që do ketë një zgjidhje juridike edhe këto përplasje do marrin një drejtim. Ngjarjet janë të turpshme, është e kot ta komentosh. Problemi që unë kam me këtë është çfarë duam të arrimë. Në qoftë se arrijnë të marrim komisionet hetimore që janë shumë të rëndësishme, me këto mjete, bujrum e justifikoj, por a i marrin dot?! Zgjidhja e dhunës është gjithmonë e fundit. E provuan të rrihnin një tjetër deputet dhe s’e morën zgjidhjen. Do rrahësh Panon që është anëtar komisioni, a ta jep zgjidhjen?! Jo. Rruga është e qartë, zgjidhja e forcës është e fundit. Forca është kur i ke ezaruruar të gjitha institucionet. Këta s’kanë ezauruar as hapat institucional. Nuk kam dëgjuar një argument pse nuk shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Kanë hallin e Sali Berishës, shumë dakord. A i zgjidh gjë Berishës kjo gjëja?! A po ia lehtësojnë akuzat?! Nuk kanë efekt, janë zero. Nëse do e godasësh aty ku i dhëmb, te akuza, SPAK-u, korrupsioni që e bën transparent, kështu e dëmton ti Ramën”.

Duke folur mbi reformën zgjedhore, Soko theksoi rëndësinë e një sistemi proporcional kombëtar si një faktor rritës për demokracinë.  

Më shumë se për listat e hapura, jam shumë më tepër për proporcionalin kombëtar. Është një diminues i pushtetit absolut dhe faktor rritës për demokracinë. Ne jemi orientuar gjithmonë nga stabilokracia, për të krijuar qeveri të qëndrueshme, dhe kemi rrëshqitur në autokraci. Ndryshimi i 2008-ës i bë për të ulur numrin e aktorëve politikë. Ajo u bë për Ilir Metën. Një sistem proporcional kombëtar korrekton një anomali aritmetike. Rama ka sot 48 për qind të votave dhe 52 për qind të Parlamentit! Kjo gjë duhet korrektuar. Proporcionali kombëtar e korrekton këtë. Ke marrë 48 për qind të votave, ke 48 për qind të Parlamentit. Nuk janë pak, por janë 5 deputetë në lojë. Me kaq ndahet pushteti në Shqipëri”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy