Britania e Madhe nderon shkencëtarin Stephen Hawking, një monedhë me emrin e fizikanit (VIDEO)

Britania e Madhe nderon shkencëtarin Stephen Hawking, një monedhë me emrin e fizikanit (VIDEO)

Institucioni që prodhon monedha në Britanin e Madhe do të nxjerrë një monedhë të re të prerjes 50 cent, në nder të shkencëtari të astrofizikës, Stiven Houking.

Monedha nuk do të hidhet në qarkullim për përdorim të gjerë, por do të bëhet pjesë e koleksioneve. Ajo do të jetë në dispozicion në versionet flori, argjend dhe argjend të dyanshëm (i njohur si piedfort). Në të është shkruar në shkronja kapitale emri i fizikanit, i cili u nda nga jeta në vitin 2018, mbi figurën e rrathëve, të cilët simbolizojnë vrimën e zezë. Gdhendësja britanike Eduina Ellis tha se ka pasur si qëllim të "përshtasë një vrimë të madhe të zezë në një monedhë të vogël". Përveç kësaj, në monedhë është gdhendur dhe formula matematikore e zbulimit shkencor më të njohur të Hoking: që vrimat e zeza nuk janë  plotësisht  të zeza dhe se ato rrezatojnë, çka nënkupton se në një moment të caktuar ato do të zhduken.

Ellis, duke projektuar monedhën, u përqëndrua te aftësia e Houking për të shpjeguar idetë e komplikuara në një mënyrë të thjeshtë. "Stiven Hoking bëri të arritshme, tërheqëse dhe të pëlqyeshme  tema të vështira dhe kjo ishte çka doja të përcillja në projektin tim . Ajo që unë desha të paraqes është frymëzuar nga një leksion që Hoking e mbajti në  Kili në vitin 2008", shpjegoi Ellis.

Monedha e re 50 cent është e fundit e një serie monedhash britanike, me të cilat nderohen shkencëtarët. Çarls Darvin (2009) dhe Izak Njuton (2017) kanë gjithashtu monedhat e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy