
Sulmuesi i Liverpollit, Mohamed Salah, është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në “Premier League” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli. “Faraoni” ka rezultuar një nga blerjet më të goditura në merkato duke u bërë dhe lojtari i dytë egjiptian që fiton këtë çmim.



