Video/ Turizëm edhe për parashutizëm, shtohen vizitorët në aerodromin e Gjirokastrës

Video/ Turizëm edhe për parashutizëm, shtohen vizitorët në aerodromin e Gjirokastrës

I certifikuar për fluturime sportive dhe turistike, aerodromi i Gjirokastrës është gjallëruar këtë fundjavë nga të apasionuarit e parashutizmit.

Organizatorja Egestina Levani thotë se hedhja me parashutë është një nga eksperiencat që turistët mund të provojnë tashmë në qytetin e gurtë.

Ajo thotë se së fundi janë shtuar shumë kërkesat nga shtetas italianë dhe amerikanë, ndërsa shton se po punohet me kryetarin e bashkisë për një shkollë parashutizmi në Gjirokastër.

Levani nuk lë pa përmendur dhe problematikat e vështirësitë që hasin pilotët për sa u përket kushteve që ofron aerodromi.

Valter Hidra ka ardhur nga Italia për të fluturuar, në një intervistë ai tregon veç kënaqësisë dhe emocioneve që të fal ky sport ajror edhe vështirësitë.

Ndërkaq përfaqësues të mbrojtjes së aeroportit vlerësojnë këto aktivitete dhe shpresojnë për më shumë të tilla.

Gjirokastra edhe këto ditë vjeshte vijon të mirëpresë turistë nga e gjithë bota të cilët zgjedhin të kalojnë disa ditë pushimi në qytetin e gurtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy