
Gazetarja Ola Xama foli në emisionin “Të Paekspozuarit” në Mcn Tv mbi dëshminë e dhënë në SPAK nga zv.kryeministrja Belinda Balluku në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Xama vuri në dukje se ndryshimi kryesor mes Ballukut dhe Veliajt është fakti që Balluku e ka gjetur të bërë këtë aferë. Ajo shton se Veliaj i hapi rrugë të gjithë strukturës në fjalë.
"Ku ndryshon ministrja znj. Balluku me rolin që ka patur z.Veliaj te incenerori i Tiranës? Ndryshimin kryesor është që Balluku e ka gjetur të bërë këtë aferë, që e konsiderojnë organet e drejtësisë, ndërkohë që letra e Erion Veliajt ishte ajo që i hapi rrugë të gjithë strukturës dhe pastaj se kush ka qenë ‘truri’ i skemës këtë ta gjejë drejtësia ose ta vendosë SPAK-u. Por të bësh propagandë, të japësh pagesa, sepse të duhet një karrige, duhet të japësh llogari. Roli i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është që të monitorojë kontratën. Dihet që inceneratori s’ka asnjë tullë, asnjë gozhdë. Edhe nëse Njësisë së Zbatimit të Projektit s’i ka rënë rruga në Sharrë, mjafton të ndiqnin lajmet e televizioneve! Mjafton të dëgjonin interpelancat në Parlament”.



