Leo Messi po kalon një formë të shkëlqyer te Inter Miami, aty ku u transferua në këtë merkato vere. Futbollisti argjentinas, realizoi një tjetër dopietë golash, duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në 1/8 e Kupës. Messi shënoi golin e parë dhe të tretë, në fitoren 3-1 ndaj Orlando City. Për argjentinasin kjo ishte ndeshja e tretë me fanellën e Inter Miami, teksa ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asist. Që nga dita kur Mesi ka nisur të luajë me Inter Miami, skuadra e tij numëron 3 fitore duke i dhënë fund një ecurie tepër negative që e kishte kapluar ekipin prej muajsh.



