Hidhnin në treg kartëmonedha false, prangoset organizatori i veprimtarisë kriminale (VIDEO)

Hidhnin në treg kartëmonedha false, prangoset organizatori i veprimtarisë kriminale (VIDEO)

Policia zhvilloi fazën e dytë të operacionit “50 dollars” , ku 2 muaj më parë u arrestuan tre persona që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.  

Sot është vënë në pranga organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, Leone Duka, 46 vjeç. Po ashtu janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

 

NJOFTIMI

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar "50 Dollars", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë.

Operacioni, në vijim të operacionit të koduar "50 Dollars", i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.  

Vihet në pranga organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar "50 Dollars", i zhvilluar në muajin prill, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar "50 Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: 

- L. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë operacionit “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, janë arrestuar 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. D. i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy