COVID-19/ Soreca online me ambasadorët në Shqipëri: BE, 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

COVID-19/ Soreca online me ambasadorët në Shqipëri: BE, 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Paketa financiare e Bashkimit Europian prej 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor si dhe koordinimi konsullor dhe i donatorëve, ishin në qendër të bisedës online që ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian rezident ose jo në Shqipëri zhvilluan sot me Kreun e Delegacionit të BE në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca.

“Bisedë e mirë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Kënaqësi të kishim edhe kolegët jo rezidentë”, tha Soreca.

“Fokusi ishte në përgjigjen globale të BE ndaj COVID19, përfshirë paketën financiare prej 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe për koordinimin konsullor dhe të donatorëve”, u shpreh ambasadori i BE, Soreca.

“BE dhe shtetet anëtare qëndrojnë pranë Shqipërisë”, theksoi Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy