Wikipedia/ Edhe vetë shkencëtarët e përdorin, por nuk e citojnë si  referencë

Wikipedia/ Edhe vetë shkencëtarët e përdorin, por nuk e citojnë si referencë

Nëse ka një vend ku drejtohemi kur kërkojmë informacion në lidhje me diçka, ajo është Wikipedia. Enciklopedia online është një “minierë ari” për njerëzit që duan të mësojnë diçka brenda një kohe të shkurtër, por edhe për adhuruesit e shkencës. Madje, edhe vetë shkencëtarët e shfletojnë Wikipedian si gjithë të tjerët.

Një analizë e kryer kohët e fundit tregoi se fjalori i përdorur në Wikipedia haset shpesh në publikimet shkencore. Kjo tregon se platforma pa pagesë dhe gjerësisht e aksesueshme luan një rol të rëndësishëm në progresin kërkimor, sidomos në vendet e varfra. Mësuesit u thonë nxënësve të shkollave 9-vjeçare, atyre të shkollave të mesme apo edhe studentëve se ajo nuk është burim i besueshëm. Megjithatë, ata e përdorin, por pa e cituar asnjëherë si burim informacioni.

“Çdokush mund të redaktojë materiale dhe artikujt mund të ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Ndonjëherë ndryshon thjesht një presje, ndonjëherë i gjithë artikulli. Wikipedia ka reputacionin e një burimi të pabesueshëm informacioni”, thotë Thomas Shafee, biokimist në La Trobe University, Melburn, Australi.

Por disa profesorë, edhe pse i këshillojnë studentët t’i rrinë larg Wikipedias, e përdorin për vete.

Por nëse bota akademike nuk e do Wikipedian, kjo e fundit e do shumë shkencën. Nga 5.5 milionë artikuj, rreth 1 milion prekin tema shkencore. Studimet dhe literatura më e fundit shkencore përfundojnë aty në kohë rekord falë mijëra editorëve. Ato gjithmonë citohen nga Wikipedia.

Një vëzhgim i kryer mbi studime në fusha si kimia dhe statistika ekonomike tregoi se ka një lidhje të qartë mes gjuhës së përdorur në raportet shkencore dhe asaj në Wikipedia.  

“Wikipedia nuk është më një burim pasiv, por po ndikon në kufijtë e dijes”, thonë autorët e studimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy