Kevin Costner do t’i paguajë çdo muaj 63 mijë dollarë ish-bashkëshortes

Kevin Costner do t’i paguajë çdo muaj 63 mijë dollarë ish-bashkëshortes

Aktorit Kevin Costner do të duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij Christine Baumgarten 63.000 dollarë në muaj. Këto janë kushtet e marrëveshjes së divorcit të arritur pas një seance dyditore në gjykatë. Një divorc i vështirë për yllin e Hollivudit dhe jo pa konflikte.  

Ish-zonja Costner kishte kërkuar një shifër shumë më të lartë për mbajtjen e tre fëmijëve të aktorit, Cayden, 16 vjeç, Hayes 14 vjeç dhe Grace, 13 vjeç, ose rreth 162 mijë dollarë.

Arsyeja? Fëmijët duhet të jenë në gjendje të jetojnë një jetë të krahasueshme në cilësi me atë që kishin me babanë e tyre, me luks dhe komoditete të barabarta.

Familja ka jetuar gjithmonë në një mega rezidencë në Kaliforni me një pishinë, fushë tenisi, kopsht dhe shtëpi për mysafirët, vlera e së cilës llogaritet të jetë rreth 145 milionë dollarë.

Në marrëveshjen paramartesore përcaktohej se, në rast divorci, Christine do të kishte 30 ditë kohë për të dalë nga shtëpia.

Por Costner e çoi ish-gruan e tij në gjykatë, duke e cilësuar qëndrimin e saj në vilë si një lloj presioni që ai të pranonte kërkesat financiare tepër të larta, megjithëse, sipas asaj që raportojnë avokatët e aktorit, ai i ka paguar tashmë ish-bashkëshortes së tij 1.45 milionë dollarë, përfshirë detyrimet paramartesore dhe shtesë, si dhe ka garantuar mbështetjen e fëmijëve dhe gatishmërinë për të kontribuar me 30.000 dollarë në muaj për një shtëpi me qira, duke avancuar 10.000 dollarë të tjera për të mbuluar shpenzimet e tij të lëvizjes.

Kjo është martesa e dytë për Costner, 68 vjeç, i cili ishte i martuar me Cindy Silva për 16 vjet, nga e cila u divorcua në vitin 1994 dhe me të cilën ka tre fëmijë Annie, 39 vjeç, Lily 36 vjeç dhe Joe 35 vjeç.

Aktori ka edhe një djalë Liam Costner me Bridget Rooney, me të cilin ai ishte i lidhur pas ndarjes me Silvën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy