
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka goditur pjesët e Kalifornisë Jugore. Epiqendra ka qenë në jug të Kalifornisë, pranë qytetit Ridgecrest.
Sipas mediave amerikane, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet të SHBA-së në 20 vitet e fundit.
Disa shtëpi janë përfshirë nga flakët si pasojë e tërmetit, ndërkohë që raportohet për rrugë të shkatërruara dhe dëme të shumta materiale. Deri më tani nuk raportohet për viktima.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët po përballen me tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për San Bernardino County pas tërmetit të dytë me magnitudë të lartë të premten.
Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në Ridgecrest të enjten pas tërmetit të parë prej 6.4 ballë.



