
Pas SHBA-ve, BE-së dhe kryeminsitrit të Shqiëprisë Edi Rama edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani ka prezantuar një plan disa-pikësh për shtensionimin e gjendjes në veriun e Kosovës. Lidhur me këtë çështje, analisti Xhelal Neziri deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se kjo nuk është tentativa e parë e Osmanit për t’i dhënë zgjidhje situatës në veri të Kosovës, duke shtuar se nuk duhet pritur që plani mund të ofrojë diçka më tepër nga ajo që është prezantuar deri më tani. Sipas Nezirit, situata në veri mund të shtensionohet vetëm me tërheqjen e forcave speciale, mbajtjen e zgjedhjeve legjitime dhe zbatimit të marrëveshjeve të arrira deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë. "Republika e Maqedonisë së Veriut tani si kryesuese e misionit të OSBE ka dhe një rol të forcimit të sigurisë rajonale në Ballkan dhe duke marrë parasysh pozicionin që ka ministri i Jashtëm Bujar Osmani si kryesues i OSBE-së doli në këtë plan që nuk është tentimi i parë që të japë një zgjidhje të situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Nuk duhet pritur të ketë diçka më shumë se ato që janë paraqitur edhe nga BE, edhe nga SHBA dhe Rama kohë më parë. Nuk ka rrugë tjetër drejt shtensionimit të situatës veç tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga veriu dhe vendosjes së policisë së rregullt dhe forcave të KFOR-it, mbajtjen e zgjedhjeve legjitime ku pjesëmarrja do të ishte konform pritshmërisë së një procesi demokratik dhe rikthimit të dialogut në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arrira në Bruksel. Të gjitha marrëveshjet përmbajnë këto komponentë që janë vizituar si rruga e vetme që mund të sjellë paqe në këtë rajon. Nuk ka ndonjë sinjal se palët janë të gatshme t’ rikthehen dialogut dhe përderisa ka një hezitim nga Prishtina dhe Beogradi që t’i kthehen procesit të dialogut mendoj se është e vështirë të flitet për një gatishmëri që këto protokolle që të çojnë drejt normalizimit të respektohen nga dy vendet. Ajo që është shqetësim dhe i faktorit ndërkombëtar është që ka një kokëfortësi nga të dyja palët lidhur me pozicionin e tyre në situatën që është krijuar. Mbase është legjitime që dhe qeveria e Kosovës të insistojë në shtrirjen e sovranitetin në territorin e veriut. I pyetur për iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe deklaratave të fundit të Ramës, Neziri tha: "Ballkani i hapur është iniciativë që u mbështet gjerësisht në RMV. Nuk ka parti që ka kundërshtuar zëshëm, ka pasur rezerva, por nuk ka pasur kundërshtim të vendosur siç ndodhi në Kosovë kur të gjitha partitë ishin kundër. Dhe anketat tregojnë për një mbështetje të fuqishme për Ballkanin e Hapur. Këtë rezultat e kemi, pasi Ballkani i Hapur doli me këtë iniciativë në një moment kur BE ballafaqohej me një mungesë të kapacitetit për t’u zgjeruar. Ballkani i Hapur doli si një iniciativë për evropianizimin e rajonit nga vetë vendin e Ballkanit. Ishte idea që ne nuk duhet të presim që gjithmonë Evropa të na tregojë si të rregullojmë marrëdhëniet ndërmjet nesh, sot zhvillohemi kur mundemi vetë. Kjo iniciativë e humbi kuptimin në momentin kur u rikthye vëmendja e BE në Procesin e Berlinit".



