Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë në këto çaste aleatët në selinë blu.
Mbledhja vjen në kuadër të nismës së maxhorancës për ndryshimet kushtetuese, përshirë këtu hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Opozita ka dalë kundër këtij vendimi duke kërkuar vetëm miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim.
Ditën e sotme Basha zhvilloi në takim me kreun e shtetin në presidencë me kërkesën e këtij të fundit. Meta tha se kishte kërkuar nga Basha të vazhdojë konsultimet në Këshillin Politik pa rënë pre e provokimeve.



