
Deklarata e kryeministrit Edi Rama, lidhur me disa tituj mediash dhe etiketimi që ai i bëri se të njëjtat duan favore të paligjshme, për analistin Ilir Kalemaj, deri diku qëndron.
Në studion e “MCN live” Kalemaj vlerësoj se ky është një sulm ndaj mediave klienteliste, për faktin se për një moment prishen pazare me qeverinë dhe pastaj kthehesh në media opozitare.
Kjo lexon duke u referuar tv në fjalë i cili ka një pjesë të mirë të segmentit mediatik, kjo tregon një lloj presioni qe ndoshta la ndjekur ministria qe s’ka çka jep më nga torta e madhe e qeverisë ose bezdisjes që ndjen nga ndryshimi i kursit editorial, një lloj shantazhi mediatik politik që ia bën për mediat e caktuara.
Po faji është i dyanshëm, dhe këtu tregon sesa media ka përfaqësuar edhe opinioni publik, dhe sesa kjo reflekton të mirën publike, sepse nuk mund të thuash që në një moment prishen pazare dhe që ajo që ti kërkon nuk të jepet dhe pastaj kthehesh në media opozitare në 24 orët e fundit dhe fajin e ka qeveria, fajin natyrisht e kanë të dy anët.



