Osmani: Gjatë javës moti merr kthesën, ulje temperaturash dhe reshje të pakta shiu (VIDEO)

Osmani: Gjatë javës moti merr kthesën, ulje temperaturash dhe reshje të pakta shiu (VIDEO)

Temperaturat e larta të motit gjatë fundjavës kanë shkuar deri në 40 °C.

Do të fuqizohet ose jo më vala e nxehtësisë gjatë javës që sapo hymë, sinoptikani Hakil Osmani nga MeteoAlb, njofton se moti do të na sjell surpriza.

Osmani thotë se kjo javë do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit në vend.

Edhe pse ka rezistuar termometri ne 40 ne qarkun e Elbasanit dhe Beratit, kemi pasur temperatura të cilat janë ndier edhe si 45 gradë C.

Presim që gjatë kësaj jave presim të kemi rënie të temperaturave të ajrit, ku që nga dita e sotme, kemi pasur rënie me 1 gradë C, duke bërë që te shënoj 39 gradë C.

Dita-ditës, do të vijojë kjo rënie duke bërë që deri në fundjavë të kemi temperatura jo më shumë se 35 gradë C në ultërsirën perëndimore. Jo vetë vlerat maximale, por edhe temperaturat në mbrëmje dhe mëngjese do të ketë freskim të tyre duke bërë që ato të zbresin në vlerën 11 gradë C në zonal malore, kurse ultësirat perëndimore të luhaten nga 16-24 gradë C.

Sipas Osmanit, nga e enjtja e në vazhdim do kemi dhe reshje në formën e rrebesheve në zonat e izoluara dhe në zonat malore.

Parashikohet te kemi shpeshtim të vranësirave gjatë orëve të mesditës, të cilave do tu krijohet mundësia e reshjeve të pakta dhe të izoluara të shiut.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat malore ndërsa në ultësirën perëndimore do të mjaftohet me reshje më të pakta me pika shiu.

Sipas sinoptikanit Osmani, megjithatë pas 17 gushtit, do të rikthehet temperaturat e larta në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy