Një oficer policie i patrullës në Kamëz është plagosur me thikë mesditën e sotme nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Polici është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë forca të shumta policie po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.09.2017, në Sallën e Komandimit ka ardhur njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak rezulton se : Tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, shtetasi Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qënë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar. Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



