Protestoi kundër luftës gjatë edicionit të lajmeve/ Gazetarja ruse: Jam e shqetësuar për sigurinë time!

Protestoi kundër luftës gjatë edicionit të lajmeve/ Gazetarja ruse: Jam e shqetësuar për sigurinë time!

Gazetarja ruse që u shfaq gjatë transmetimeve Live në televizionin shtetëror rus me një pankartë kundër luftës në Ukrainë, shprehet jashtëzakonisht e shqetësuar për sigurinë e saj.

Marina Ovsyannikova u gjobit me 30,000 rubla për shkeljen e ligjeve të protestës disa orë pasi ajo u shfaq papritur gjatë edicionit të lajmeve në Channel One, në një demonstratë kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Në një intervistë me “Reuters’, Ovsyannikova tha se nuk kishte plane të ikte nga Rusia dhe se shpresonte se nuk do të përballej me akuza penale.

Ajo i tha “Reuters”:

Besoj në atë çka bëra, por tani e kuptoj shkallën e problemeve me të cilat do të më duhet të përballem, dhe natyrisht jam jashtëzakonisht e shqetësuar për sigurinë time. Unë absolutisht nuk ndihem heroinë... E dini, dua shumë të ndjej se kjo sakrificë nuk ishte e kotë dhe se njerëzit do të hapin sytë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy