Bozdo: Moment vendimtar, grupi parlamentar i PD ka instrumentet që Basha të dorëhiqet

Bozdo: Moment vendimtar, grupi parlamentar i PD ka instrumentet që Basha të dorëhiqet

Anëtari i Grupit për Rithemelimin e PD-së Eno Bozdo deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se grupi parlamentar demokrat i ka instrumentet që ndikojë në largimin e Bashës nga drejtimi i selisë blu.

E kam kërkuar këtë muaj më parë kur të gjithë heshtnin. Është i vonuar z.Basha për dorëheqjen, edhe pse unë dyshoj së do ta japë. Është një moment vendimtar për opozitën. Besoj se grupi parlamentar i ka të gjitha instrumentet që Basha të dorëhiqet. Dalja e disa figurave dje ishte e vonuar, por e mirëpritur. Këto dy tre ditë do vendosin ndoshta për dekadën që vjen. Grupi Parlamentar duhet të marrë përgjegjësinë, duhet të kuptojë rëndësinë e veçantë që ka ky çast.

Bozdo thekson se nuk ka nevojë për lëvizje institucionale brenda për brenda, duke shtuar se mjafton që shumica e grupit parlamentar të bëhet bashkë dhe të dalë me një kërkesë të fortë.

Ndërsa komentoi zërat brenda PD-së që kërkojnë që të ikë jo vetëm Basha, por edhe Berisha, Bozdo tha:

Është e parakohshme për të folur për emra. Nuk është çështja nëse z.Berisha afatgjatë apo jo. Të spostojmë sot debatin që duhet të ikin të dy si zgjidhje, kjo është në rastin më të mirë naivitet, ose në rastin më të keq diabolizëm. Nuk kemi mbërritur ende te Berisha dhe ndoshta nuk do të mbërrijmë ndonjëherë. Të merremi me Berishën pa zgjidhur problemin e Bashës është e kot.

Bozdo shtoi se Basha është i pari lider opozite në Shqipëri që është përfolur si i korruptuar që në opozitë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy