Deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri tha në studion e emisionit Zonë e Lirë në MCN TV se nga shembja e aksit Librazhd-Prrenjas preket gati 1/3 e vendit.
Kapri tha se rruga nuk është shembur nga shiu, por nga ndërtimet që po bëhen për rrugën e tjetër. Sipas Kaprit janë falsifikuar raportet e institucioneve për shkak se janë të përfshirë njerëz të rëndësishëm.
Preket gati n1/3 e vendit. Preken 600-700 mijë banorë. Qarku i Korçës i kalon 400-500 mijë banorë. Flasim me letrat e INSTAT.
Aty është linja më e rëndësishme e tregtisë së vendit. Është linja me Greqinë. Do rritet kosto e jetesës, pa llogaritur kostot e jetesës.
Ra shiu dhe i shembi një rrugë këtyre?
Kanë falsifikuar dhe raportet që kanë bërë institucionet. Ma kanë thënë njerëz. E ka nisur Prokuroria e Elbasanit hetimin. Në bazë të verifikimeve kanë bërë që rruga ra për shkak të punimeve që po bëhen për rrugën tjetër. Aty janë përfshirë njerëz të pushtetshëm. Një nga kompanitë që po bën atë rrugën është e Ndue Kolës, ish-deputetit të PS-së.



