Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar që të lirohet 31-vjeçar Gert Shehu që e goditi me grusht gjatë marshimit.
Berisha u shpreh se ai është një fatkeq dhe mjeran që ka shitur veten dhe se autori dhe arkitekti i vetëm është Rama.
Lirojeni fatkeqin sepse është një mjeran. Ka shitur veten. Duke qenë se sot në Tiranë janë mbledhur të gjithë liderët e krishterë, mundohen ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetë, nuk kanë asgjë të përbashkët, ka vetëm një autor, një arkitekt, është vetëm Edi Rama. Mos shpërndani dokrra dhe përralla sepse autori i vërtetë është i ulur në Samit.



