Aksioni i SPAK në Call-Centerat mashtrues, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

Aksioni i SPAK në Call-Centerat mashtrues, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

Një tjetër person ka rënë në prangat e policisë, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të aksionit ndaj Call Centerave mashtrues që u godit disa javë më parë në bashkëpunim me autoritetet italiane.

 

Bëhet fjalë për shtetasin italian, Cosimo Notaristefano, i cili u kap në tentativë për të dalë nga Porti i Durrësit.

 

Në fillim të janarit, gjatë të njëjtit operacion, u arrestuan 8 persona, ndërsa ende vijojnë në kërkim tre vëllezër nga Tropoja: Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.

 

Sipas mediave italiane, hetimet në vendin fqinj kanë fokus Alfonso Vicinanza, një oficer policie nga Salerno, i akuzuar për rekrutimin e të rinjve që t’i dërgonin në Tiranë për të mashtruar mijëra qytetarë italianë.

 

Ndër menaxherët e Call Centerave mashtrues, të cilët u kthyen në Itali pas operacionit në Shqipëri, thuhet se është edhe Carmine Vicinanza, djali i Alfonso-s.

 

Operacioni vërteton bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare dhe italiane në goditjen e skemave kriminale që synojnë mashtrimin e qytetarëve të huaj përmes telefonit dhe internetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy