Kuvendi vendos sot për Ballukun, PD protestë para Parlamentit

Kuvendi vendos sot për Ballukun, PD protestë para Parlamentit

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare për të votuar dy raportet e maxhorancës dhe opozitës mbi kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku, kërkesë që ndodhet në Kuvend që prej 16 dhjetorit.

 

Partia Socialiste pritet ta rrëzojë kërkesën, duke argumentuar se Balluku nuk mban më funksione ekzekutive dhe nuk përbën rrezik për prishjen e provave apo arratisje. Socialistëve u mjaftojnë 71 vota për ta bllokuar autorizimin për arrestim. 

 

Ndërkohë, Partia Demokratike kërkon heqjen e imunitetit të deputetes, duke pretenduar se ekziston rreziku i intimidimit të dëshmitarëve dhe prishjes së provave në hetimin e SPAK për pabarazi në tenderë.

 

Raporti i PS do të paraqitet nga Ulsi Manja, ndërsa ai i PD nga Oerd Bylykbashi.

 

Paralelisht me seancën, Partia Demokratike do të zhvillojë protestë para godinës së Kuvendit në të njëjtën orë me nisjen e seancës plenare. Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie, duke rrethuar që prej një dite më parë zonën përreth Parlamentit me gardh metalik.

 

Autoritetet bëjnë me dije se nga ora 06:00 e mëngjesit deri në përfundim të tubimit do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”, ndërsa në varësi të zhvillimit të protestës mund të ketë devijime të trafikut edhe në akse të tjera pranë Kuvendit. 

 

Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim për kufizimet dhe të shmangin çdo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy