Arrestohet lideri i opozitës në Ugandë

Arrestohet lideri i opozitës në Ugandë

Lideri i partisë kryesore opozitare në Ugandë, Bobi Wine u arrestua këtë të enjte pas kthimit të tij në vend.

Lajmin e bëri me dije sekretari i përgjithshëm i partisë së tij.

“Bobi Wine u arrestua nga agjentët e regjimit sapo u ul në aeroport  në Entebbe”, shkroi në X David Lewis Rubongoya, sekretari i përgjithshëm i Platformës së Unitetit Kombëtar. Shkrimin e shoqëroi me një foto që tregonte një burrë të rrethuar nga dy persona.

Ish-këngëtari Bobi Wine, emri i vërtetë i të cilit është Robert Kyagulanyi, ishte rivali kryesor i Presidentit Yoweri Museveni.

Bobi Wine është arrestuar disa herë në vitet e fundit dhe tubimet e mbështetësve të tij janë shpërndarë rregullisht, ndonjëherë edhe me dhunë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy