Njihuni me studentin e Harvard-it që krijoi uebsajtin që lidh refugjatët ukrainas me familje pritëse

Njihuni me studentin e Harvard-it që krijoi uebsajtin që lidh refugjatët ukrainas me familje pritëse

Dy studentë të Universitetit të Harvardit kanë krijuar një faqe interneti që lidh mijëra refugjatë ukrainas me familje pritëse në mbarë botën, duke u ofruar atyre një strehë të sigurt nga luftimet.

Më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt dhe studenti Avi Schiffmann ndjeu nevojën për t’i ndihmuar. Ai kontaktoi shokun e tij të klasës Marco Burstein dhe i tregoi idenë që kishte në mendje.

Ata kaluan shumë kohë duke projektuar, edituar dhe përsosur një faqe interneti të dedikuar për të ndihmuar refugjatët.

19-vjeçari Schiffmann tregoi për CNN:

Më kujtohet që mendoja, ‘unë kam njohuri mbi dizajnimin e uebsajteve me platforma të mëdha’, kështu që s’mund të mos bëja asgjë për të ndihmuar!

Ata kanë nevojë për ndihmë, menjëherë dhe në një shkallë vërtet të madhe, dhe unë duhej të gjeja një mënyrë për ta bërë këtë sa më shpejt të ishte e mundur". 

Dizajni i faqes në internet është i thjeshtë. Refugjatët hyjnë në qytetin më të afërt ku shpresojnë të ikin dhe të kalojnë nëpër listat e disponueshme, secili me përshkrimin e tij të personalizuar të akomodimit. Së fundi, refugjati mund të klikojë në butonin e telefonit ose të emailit për të marrë informacionin personal të kontaktit të mbajtësit të listës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy