Evropa duhet të tregojë më shumë solidaritet për vaksinat, në një kohë kur 95% e dozave janë përdorur në vetëm 10 vende.
Ankesa vjen nga drejtoria rajonale e OBSH-së. Është e nevojshme që "të gjitha vendet që mund të kontribuojnë në aksesin e barabartë në vaksina ta bëjnë këtë", tha drejtori evropian i OBSH-së, Hans Kluge, duke nënvizuar përpjekjet "e mëdha" të bëra nga organizata për të siguruar që çdo vend të mund të marrë vaksinat.
Kluge nuk i përmendi me emra 10 vendet, por sipas faqes në internet “Our World in Data”, ato janë SHBA, Kina, Britania e Madhe, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada.



