
Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë është regjistruar këtë të mërkurë në Stamboll.
Ramadan Imeraj, një qytetar shqiptar që jeton në Turqi tha në gjatë një lidhjeje Skype me studion e lajmeve të MCN Tv se nuk ka viktima dhe se gjendja paraqitet e qetë, megjithëse vijojnë pasgoditjet.

Gjendja është e qetë, nuk ka viktima. Një godinë është rrëzuar nga tërmeti. Tërmetet vijojnë më një intensitet më të vogël. Vijojnë dhe tani, para gjysmë orë ishte një tërmet me magnitudë 4.9. Ka pasur gati 9 pasgoditje në detin Marmara.
Qytetarët kanë dalë nga godinat dhe rrinë në lulishte dhe parqe.
Në Stamboll pritet një tërmet shumë i madh. Se kur do të vijë nuk e dimë. Mund të vijë brenda 1 viti, po dhe brenda 10 vitesh.
Sizmologët thonë që tërmete të tjera të vogla do të vijojë dhe për një javë.



