
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se, nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ai do të dorëhiqet.
”Unë do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha partitë politike duhet ta respektojnë, shoqëria duhet ta respektoj dhe duket të mësohemi t’i respektojmë vendimet edhe kur nuk na pëlqejnë. Me besim të plotë dhe të rekomandimeve të të gjithë këshilltarëve kam vepruar në këtë drejtim, mendoj që kam të drejtë, por Gjykata Kushtetuese është ajo që e jep verdiktin, jo unë askush tjetër. Nga ana ime çfarë do që të jetë vendimi do të jetë i respektuar. Unë mbaj përgjegjësi të plotë me vendimin që mund të nxirret nga Gjykata Kushtetuese dhe i marr përsipër. Jam i gatshëm t’i marr përsipër pasojat siç kam qenë i gatshëm t’i marrë përsipër edhe përgjegjësitë me dekretimin e Hotit, jam i gatshëm t’i marrë përgjegjësitë e vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese”, është shprehur ai për Klan Kosova.
Në fillim të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të pezullojë përkohësisht vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër.
Vendimi i Kushtetueses pritet më 29 maj.



