Atentati me një viktimë në Milot, autorët i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit (VIDEO)

Atentati me një viktimë në Milot, autorët i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit (VIDEO)

Detaje te reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Ibrahimi.

Sipas burimeve për MCN automjeti i autorëve ka qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballe rrugicës së pallatit ky jetonin dy personat të cilët ishin fqinj me njeri-tjetrin.

Sapo makina e shënjestrave të tyre është afruar për të hyrë në rrugën e pallatit kanë dalë dy atentatorët dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës.

Duke qenë se mjeti ishte i blinduar njëri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas ata janë larguar me automjetin tip ‘Audi’.

Para ngjarjes Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy