Me shumë mundësi limiti i temperaturës globale do të arrihet brenda 5 viteve të ardhshme.
Një studim thotë se deri në vitin 2025 ka një mundësi prej 40% që çdo një vit temperatura të rritet me 1.5C.
Kjo është më e ulëta e dy kufijve të temperaturës të përcaktuara nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimin e klimës. Studimi është publikuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).
Në dekadën e fundit, u vlerësua se mundësia që çdo një vit të rritet me 1.5C ishte vetëm 20%. Por studimi i fundit vlerëson se shansi është rritur në 40%.
Leon Hermanson, një shkencëtar i vjetër i Met Office, i tha BBC News se krahasimi i temperaturave të parashikuara me ato të viteve 1850-1900 tregon një rritje.
"Ajo që do të thotë është se po i afrohemi 1.5C - nuk jemi akoma atje por po afrohemi," tha ai.
"Koha po mbaron për një veprim të fortë që na duhet tani."
Raporti u bë publik pak para mbajtjes së samitit COP26 mbi ndryshimin e klimës, që do të mbahet në Glasgow në nëntor. Samiti synon të rrisë ambiciet midis udhëheqësve botërorë për trajtimin e krizës klimatike.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



