
Travis Scott ka mbajtur koncertin e parë që nga festivali i fundit i Astroworld ku fansa të tij u shtypën për vdekje nga turma.
Reperi hodhi një tufë parash te fansat pikërisht teksa po mbante në dorë një shishe tekila Don Julio 1942 të shtunën mbrëma.
Scott hyri në skenë në orën 3:30 të mëngjesit dhe doli rreth 45 minuta më vonë rreth orës 4:15 të mëngjesit.
Page Six raportoi muajin e kaluar se Scott, 30 vjeç, ishte vendosur të dilte në skenë gjatë festës së klubit në Formula 1.

Ai nuk është ekspozuar shumë që pas ngjarjes tragjike në turmën e Astroëorld, e cila çoi në 10 vdekje dhe qindra lëndime.
Scott ka pohuar se nuk ishte në dijeni se njerëzit në turmën e Astroworld – ku viktimat që vdiqën ishin të moshave nga 9 deri në 27 vjeç – u lënduan ose u vranë ndërsa ai vazhdoi të performonte pavarësisht se turma po i kërkonte të ndalonte.
Ai ka dhënë vetëm një intervistë që nga festivali, duke i pohuar drejtuesit të radios Charlamagne se ai "1000 për qind" bëri gjithçka që mundi për të ndihmuar anëtarët e audiencës dhe nuk i kishte dëgjuar teksa ata po i thërrisnin.
Scott, i cili ndan dy fëmijë me Kylie Jenner, u padit nga disa persona dhe që atëherë ka nisur një iniciativë të quajtur Project Heal "për të ndërmarrë veprime shumë të nevojshme që hapësirat e koncerteve të jenë më të sigurta".



