Kryemadhi: Detyra e opozitës mos ti zhgënjejmë shqiptarët siç bëmë një vit më parë, të mblidhemi të gjithë për të shpëtuar Shqipërinë

Kryemadhi: Detyra e opozitës mos ti zhgënjejmë shqiptarët siç bëmë një vit më parë, të mblidhemi të gjithë për të shpëtuar Shqipërinë

Mesazhi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, nga protesta e opozitës, ishte për të treguar qytetarëve se detyrë e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më pare.

Kryemadhi deklaroi se Rama kërkon të çnderojë flamurin shqiptar.

Sipas saj, duhet të mblidhemi të gjithë për të shpëtuar Shqipërinë.

Mirëmbrëma dhe ju policë të nderuar që sot jeni njerëzit më pak të paguar, se paratë tuaja shkojnë për inceneratorët e Erion Veliajt. Ju jeni ata që na jepni më shumë forcë, sepse ju vuani siç vuajnë atyre që u prishën shtëpitë, prandaj sot në këtë takim të jashtëzakonshëm, miting madhështor, më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë që i vetmi flamur partie është flamuri shqiptar. Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve që dhanë jetën, ky flamur sot është motivi ynë më i madh, për Shqipërinë evropiane.

Ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe, sepse Rama me “OpenBalkan” kërkon ta çnderojë dhe misioni ynë më i madh është të valvisim fort flamurin duke kthyer në Shqipëria djem e vajza, trurin e vendit që Rama e largoi.

Sot ky bulevard i mbushur po jep mesazhin e shpresës, detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët siç i zhgënjyem një vit më parë.

Kryemadhi tha se Rama ashtu siç shiti Kosovën po shet edhe Shqipërinë. Ajo u shpreh se Shqipëria është e shqiptareve dhe jo e politikaneve.

Shqipëria është në rrezik, jo pse Rama është kryeministër, por se Rama është një vegël qorre e grupeve antishqiptare. Rama siç shiti Kosovën ashtu po shet Shqipërinë tonë, Shqipërinë e të rinjve dhe të reja, e atyre studenteve që po ikin.

Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e politikaneve. Shqipëria do të kërkojë që të qeverisën nga politikanë të mirë.

Zoti e bekoftë shqiptarët. Zoti i dhëntë forcë dhe zoti e nderoftë Shqipërinë

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy