Vrasja e gjyqtarit/ Balliu: Ministrat Koçiu dhe Lamallari duhet të largohen (VIDEO)

Vrasja e gjyqtarit/ Balliu: Ministrat Koçiu dhe Lamallari duhet të largohen (VIDEO)

Deputeti demokrat Klevis Balliu, thotë se ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe ai i Drejtësisë Besfort Lamallari, duhet të jepnin dorëheqjen pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se ministrat janë militantë dhe mendojnë vetëm për karrigen e tyre.

Sipas tij, vendi ynë është në dorë të mafias dhe institucionet tona kontrollohen nga mafia dhe se qeveria ka bërë marrëveshje me krimin.

Duhet bërë një analizë se si kemi arritur në këtë gjendje, ku në Shqipëri fëmijët tanë nuk janë të sigurt në shkolla, nuk kemi siguri as në institucionet e vendit, kemi parë raste të pafundme të qytetarëve shqiptarë që kanë mbetur viktimë të përplasjes së bandave. 

Pasiguria e vendit ka rënë në mënyrë drastike, këtu nuk përjashtoj as vënien e tritolit ndaj deputetit Mziu. Rasti do të kërkonte që një ministër i Brendshëm i përgjegjshëm të bënte një analizë dhe të jepte dorëheqjen. 

Ministrja jonë jo vetëm nuk bëri analizë dhe kërkoi ndjesë, por mashtroi duke thënë se siguria në gjykata nuk është çështje e Policisë së Shtetit. 

Ndërkohë që ligji i jep përgjegjësi direkte policisë, dhe KLGJ i ktheu përgjigje me nenin përkatës. 

Kemi arritur në këtë pikë se në vendin tonë është bërë një reformë në drejtësi për interesa politike të George Soros dhe Edi Ramës. 

Kjo qeveri i ka lënë qytetarët jetimë sa i takon drejtësisë. Ministrja është një militante që nuk do të dijë për çështjet e sigurisë, por ka hallin e vetë. 

Bashkë me kolegun e saj ministër Drejtësie, ish-zëvendësministër i Brendshëm, i cili është përgjegjës për rrethimin e gjyqtarëve. 

Sot është një ditë e rëndë për vendin tonë. Kur nuk janë gjyqtarët të sigurt në sallën e gjyqit, sa të sigurt janë qytetarët në rrugët e vendit.

 Vendi jonë është në dorë të mafies, institucionet tona kontrollohen nga mafiet. Të dy ministrat duhet të kishin dhënë dorëheqjen. 

Besfort Lamallari nuk shquhet për asgjë tjetër përveç bashkëpunimit me krimin e organizuar. 

Interesi i tyre është që të mbajnë karriget dhe të vazhdojnë vjedhjet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy