Sherri me një të vdekur dhe 17 të plagosur në Prishtinë/ Isufi: Autori i dyshuar, i kërkuar nga FBI për ngjarje kriminale në SHBA (VIDEO)

Sherri me një të vdekur dhe 17 të plagosur në Prishtinë/ Isufi: Autori i dyshuar, i kërkuar nga FBI për ngjarje kriminale në SHBA (VIDEO)

Një përplasje me armë në një lokal ne Prishtine i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur 16 te tjerë.

Gazetari nga Prishtina, Venhar Isufi, lidhur me ngjarjen fatale, thotë për MCN lajme, se autori i dyshuar është i kërkuar nga FBI për ngjarje kriminale në SHBA.

Sot është informacioni i ri, se personi që dyshohet për ngjarjen në Prishtinë, është edhe i kërkuar nga FBI i dyshuar për vepra të ndryshme kriminale në SHBA dhje i njëjti dyshohet të jetë i involvuar për rastin e djeshëm, ku 17 persona mbetën të lënduar, prej tyre katër janë të hospitalizuar dhe një ndërroi jetë, i cili ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë, dhe i cili ka marrë pjesë në përleshjen e mbrëmshme.

Gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë kemi edhe 14 femra të lënduara të cilat kanë qenë brenda lokalit.

Kam qenë vet prezent në momentin kur kanë filluar të dalin klientela në lokal dhe them se ka qenë një ngjarje e pa ndodhur kohëve të fundit këtu, se ka pasur persona të traumatizuar.

Isufi thotë se sipas Policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta teksa shton se janë identifikuar dy persona si autorë të dyshuar dhe po vijojnë hetimet për të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Nga biseda me një dëshmitar, sipas tij, një grup i të rinjve kishin filluar përleshjen jashtë lokalit, për ta vazhduar edhe brenda lokalit të dy grupet, dhe gjithçka kishte filluar aty, dhe kanë filluar edhe të shtënat e zjarrit.

Ka qenë zënkë e cila ka ndodhur më parë dhe të dy grupet janë takuar dhe aty ka filluar e gjithë përleshje, sepse personi që ka filluar përleshjen është i kërkuar nga SHBA.

Policia e Kosovës ka marrë masat relevante dhe ka krijuar pika kontrolli në qytet, me gjasë për të pasur edhe arrestime të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy