
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi është i bindur se Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës duhet të ketë vetëm 1 anëtar në Komisionet Zonale në Kukës, ndryshe nga sa ka vendosur Kolegji Zgjedhor. Teksa foli për fondin prej 25 mln lekësh për zgjedhjet e së dielës, Celibashi I bëri apel politikës të nisë punën për reformën zgjedhore.



