Grammy 2024/ Taylor Swift fiton për herë të katërt çmimin për albumin më të mirë të vitit

Grammy 2024/ Taylor Swift fiton për herë të katërt çmimin për albumin më të mirë të vitit

Taylor Swift bëri histori në ndarjen e çmimeve Grammy duke fituar çmimin e albumit të vitit për herë të katërt. E vlerësuar për  “Midnights”, këngëtarja 34-vjeçare e mori çmimin e saj nga Celine Dion.

Phoebe Bridgers ishte fituesja e madhe e mbrëmjes, duke marrë katër çmime.

Pas suksesit në Golden Globes dhe nominimit në Academy Awards, Billie Eilish fitoi statujat si Kënga e Vitit dhe Kënga më e Mirë e shkruar me  “What Was I Made For?”.

Mbrëmje historike edhe për Miley Cyrus e cila mori në shtëpi statujat e para dhe shumë të rëndësishme të karrierës së saj. Kënga Flowers fitoi në kategorinë e performancës solo më të mirë dhe Record of the Year.

Emocion i madh edhe për Victoria Monét e cila u vlerësua në kategoritë 'Artistja e re më e mirë' dhe 'albumi më i mirë R&B' .

E favorizuar për të fituar me nëntë nominime, SZA e mbylli natën me tre fitore: Kënga më e mirë R&B, albumi më i mirë R&B dhe Performanca më e mirë Pop Duo/Group.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy