“Vetëvrasja e gruas pas denigrimit në TikTok kambanë alarmi”, Bregu: Duhen dënime me burg, autori të bëhet shembull

“Vetëvrasja e gruas pas denigrimit në TikTok kambanë alarmi”, Bregu: Duhen dënime me burg, autori të bëhet shembull

Gazetari Sokol Bregu duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se vetëvrasja e një gruaje nga denigrimi në TikTok është një kambanë e madhe alarmi për shoqërinë. Ai theksoi se duhen ligje që parashikojnë dënime me burg, në mënyrë që keqbërësit të bëhen shembull, dhe të ulet si fenomen. Megjithatë Bregu vë në dukje se autori edhe me ligjet në fuqi mund të dënohet 3-10 vite burg, nëse akuzohet për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”. 

Pa dashur të fajësoj një organ apo një tjetër, duhet të dimë që Policia është organ kontraktues, që e dërgon në Prokurori, dhe në Prokurori ka mbetur. Këto çështje kanë një problem që janë kundravajtje penale, nuk dënohen me burgim. Duhet të kërkojmë sot një hetim në lidhje me përdoruesin që e çojnë në vetëvrasje. Sepse Kodi Penal e parashikon shkaktimin e vetëvrasjes, ky është shkaktimi i vetëvrasjes. Policia s’e ka shumë të vështirë të gjej përdoruesin. Shkaktimi i vetëvrasjes dënohet jo më pak se 3 vjet burg, dhe shkon deri në 10 vite burg, dhe bëhet mësim për të gjithë. Sot nëse e zvarrisim këtë çështje, kjo do krijojë një precedent. Shqiptarët kanë filluar ta keqtrajtojnë rrjetin social, tallen me këdo, ka fjalë fyerse dhe askush s’merr asnjë masë. Si e ka trajtuar bota? I ka kërkuar kompanisë kineze TikTok, menjëherë verifikimin e të gjithë llogarive. Në Itali ishte një precedent i jashtëzakonshëm. Kompania kineze arriti të hiqte të paktën ata që ishin nën 18 vjeç. Sot kemi një problem që e hap TikTok-un pa asnjë lloj identiteti. Policia dhe Prokuroria të gjejë personin dhe të dënohet. Besoj se është neglizhencë nga ana e Prokurorisë. Ka shumë denoncime, ky është një problem i shoqërisë. E kujtojnë lojë. Prandaj sot jemi te pika, ta dënojmë njeriun që ia shkaktoi zonës, ta dënojmë deri në 7 vjet. Ligji parashikon vetëm një gjobë, pastaj shkon në Civile nëse do kërkosh një dëmshpërblim. Nëse do të marrë një dënim të rëndë, dhe të bëhet shembull në media, ne do shohim që do fillojë të ulet, sepse vetëm burgu i tremb njerëzit. Për shkaktimin e vetëvrasjes ligji parashikon një dënim shumë të rëndë. Ky person do gjendet dhe do dënohet të paktën 10 vjet burg. Kodi thotë nëse i ke shkaktuar edhe dëmtime emocionale të rënda, shtohet dënimi. Ka shteti të gjitha mekanizmat dhe ingranazhet për ta mbyllur si faqe. Kam përshtypjen që qytetarët për një kohë të gjatë nuk do gjejnë zgjidhje, derisa të rregullohet ligji. Dosjet që kanë prokurorët me histori të tilla janë me mijëra. Dënimet me burg, fillimi i një procesi ndryshe, do japë impakt. Ngjarja që ndodhi në Durrës është një kambanë e madhe alarmi për një sistem që duhet ngritur. Sa çështje të tilla në ditë pushojnë pa fund. Ke edhe përndjekje pa fund, edhe këto s’shikohen mirë nga Prokuroria. Vetëm me ligje që parashikojnë burgim mund ta bëjmë shoqërinë gjithmonë e më moderne”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy