Ish-drejtuesit e UÇK në gjyq/ Kote: Duhej rezistencë më e madhe në 2015-ën, u treguam zemërgjerë!  

Ish-drejtuesit e UÇK në gjyq/ Kote: Duhej rezistencë më e madhe në 2015-ën, u treguam zemërgjerë!  

Diplomati Jorgji Kote foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK. Kote thotë se duhet të ishte bërë më shumë rezistencë në vitin 2015 kur u miratuan Gjykatat Speciale. Ai tha se është një argument që jepet edhe nga Perëndimi dallimi mes veprimtarisë së të akuzuarve dhe luftës së lavdishme të UÇK, por thekson se është e vështirë “ta ndash me thikë” këtë realitet. Ai shprehet se gjyqi mund të marrë edhe vite, ndërsa protestat i sheh të rëndësishme në aspektin moral, politik dhe diplomatik.

I pyetur a duhet të ndahet veprimtaria e katër të akuzuarve nga lufta e UÇK?,

Kote u shpreh:

Me këtë duhet filluar puna dhe ky është një fakt dhe një argument që këtë radhë jepet nga Perëndimi, BE dhe SHBA. Nuk bëhet fjalë për të gjykuar UÇK-në, apo luftën e lavdishme të Kosovës, por është e vështirë ta ndash me thikë këtë realitet, sepse hajde t’i mbushësh mendjen popullsisë së Kosovës që po proteston. Është një thikë me dy presa. Vet BE dhe SHBA janë në pozitë të vështirë. Ku është lufta e lavdishme kundër gjenocidin serb, dhe ku qëndron faji, përgjegjësia e 4 liderëve të UÇK. Është një moment delikat në një konjukturë fare të pafavorshme për faktorin shqiptar.

Këto krime kanë filluar nga 98-ta, jo detyrimisht nga liderët e UÇK por nga vartësit e tyre, dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pas përfundimit të luftës Perëndimi krijoi një disbalancë në mbështetjen për Serbinë dhe Kosovën. Europa dhe Gjermania u përpoqën ta kishin sa më mirë me Putinin me idenë se ai do bëhej ‘good guy’. Nuk dihet sa do zgjasë ky gjyq, janë 312 dëshmitarë. Nuk është punë muajsh, ndoshta është edhe punë vitesh. Kemi të bëjmë me një drejtësi të mbështetur nga BE dhe Amerika. Prokurori që ishte këtu shkoi në Amerikë. Këtë gjykatë s’e bënë vendet lindore, por miratim të BE, SHBA, dhe miratim të politikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Ne namin të bëjmë, të protestojmë sa të duam, por rezultati do vendoset nga kjo drejtësi. Ky problem duhet të ishte trajtuar në 2015, kur u bë kjo gjykatë, s’duhet të tregoheshim kaq zemërgjerë, bujarë. Nuk po them të bënim luftë me Perëndimin, por të bënim një rezistencë. Mirëpo edhe atëherë ishte e vështirë, sepse Perëndimi do thoshte: ore çfarë keni ju, ne do ngremë një gjykatë. Ai që ka bërë krime të përgjigjet njëlloj para ligjit. Millosheviçi shkuan atje, këta të dalin këtu. Ishte një argument që s’mund ta kundërshtonim, por rezistenca duhet të kishte qenë më të madhe. Derisa ajo gjykatë është atje duhet ta lëmë të qetë të bëjë punën e vet. Çfarë është bërë me atë rezolutën tonë të re kundër Dick Marty-t në mbështetje të liderëve të UCK?! Ishte një lëvizje bosh, e panevojshme, nga qeveria jonë. Ne urojmë dhe besojmë që ata janë të pafajshëm. Këto protesta prandaj kanë vlerë sepse janë një faktor i fuqishëm, moral, politik dhe diplomatik”.  

Kote e sheh si të pamundur krijimin e një Asociacioni në Preshevë, sikundër bëri Serbia me komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Kjo dakordësi është gjë e mirë, por rezultati më duket zero. Në krahasim me marrëveshjen e dy Gjermanive, që ajo kopjon, s’ka as njohjen ‘de facto’ të Kosovës, s’ka as hyrje të Kosovës në OKB. Kërkohet Asociacion dhe autoritet i Kishës Serbe kur Serbia nuk pranon ta njohë Kosovën, absurd më të madh diplomatik s’kam parë. A duhet të ishte future Presheva, duhet të ishte futur, por s’mund të arrihet sepse s’donte Serbia. Diplomacia s’bëhet me dëshira. Mund të futet më vonë, por me këtë Vuçiç se di mund të futet kjo çështje”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy