‘Xibraka’, Olsi Rama padit Gazment Bardhin për shpifje: Ose unë në burg si trafikant, ose ndjekje penale ndaj tj

‘Xibraka’, Olsi Rama padit Gazment Bardhin për shpifje: Ose unë në burg si trafikant, ose ndjekje penale ndaj tj

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka paditur për shpifje në SPAK, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për laboratorin e drogës në Xibrakë.

Sipas reagimit të Ramës, pas akuzave të Bardhit, s’mund të ketë dy të vërteta, dhe ose ai duhet të shkojë në burg si trafikant, ose Bardhi të ndiqet penalisht për shpifje.

Disa ditë më parë, Bardhi denoncoi Olsi Ramën se ka përdorur të njëjtin automjet me targa AA 653 DM, me anëtarët e grupit kriminal të laboratorit të drogës në Xibrakë të Elbasanit, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Sipas tij, janë manipuluar edhe të dhënat e sistemit TIMS, për të fshehur implikimin e Olsi Ramës. Por akuzat e Bardhit janë përgënjeshtruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa kësaj radhe edhe nga vetë Olsi Rama që i konsideron akuzat e Bardhit vetëm politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy