Kryemadhi: Rama e përdori Metën si "antiplumb" ndaj sulmeve, sot ka bandat e drogës!

Kryemadhi: Rama e përdori Metën si "antiplumb" ndaj sulmeve, sot ka bandat e drogës!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, , ndër të tjera, foli edhe për mbështetjen që i ka dhënë LSI-ja, Edi Ramës gjatë katër viteve që kanë bashkëqeverisur.

Kryemadhi u shpreh në një intervistë ekskluziv për TPZ.AL se Rama e përdori LSI-në për të mbrojtur veten nga grupimet brenda Partisë Socialiste.

“Gjatë katër viteve të kaluara, Rama, çdo kërcënim që u bënte grupeve brenda partisë vet, u thoshte, unë kam LSI-në, kam Ilir Metën, nuk më interesoni ju. Tashmë nuk ka më LSI-në, se Ilir Metën edhe mund ta ketë, pasi ai është President. Kam parasysh firmosjet e dekreteve që z.Meta i bëri menjëherë pa kaluar sekonda. Nëse deri dje, LSI-ja dhe Ilir Meta ishin një mburojë ‘antiplumb’ ndaj qëndrimeve apo sulmeve që i bëheshin z.Rama, sot ai nuk ka gjë tjetër më. Të vetmen mburojë që ka janë bandat e krimit të organizuar, oligarkët, të cilët u ka shtruar në tepsinë e tij qeverisëse. Çdo grup oligarkësh apo çdo grup mafioz kanë përfaqësuesit e tyre në ministri, për të ndjekur aferat e tyre korruptive dhe për të ndjekur gjithë procesin e tyre” u shpreh Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy