Shoqëria “PEPA GROUP” sh.p.k ka vendosur të hapë një adresë të re sekondare për zhvillimin e aktivitetit të saj në Tiranë. Vendimi është formalizuar përmes një kërkese drejtuar Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), në përputhje me legjislacionin në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare.
Sipas dokumentit zyrtar, subjekti me NIPT L42215009L, me adresë kryesore në Autostradën Tiranë–Durrës, Km 6, Kashar, ka përcaktuar si adresë të re sekondare: Komanda Mbështetëse, Reparti Ushtarak nr. 4001, në zonën e Fërrasit, Tiranë.
Kjo adresë do të shërbejë si vend ushtrimi aktiviteti për shoqërinë deri në përfundim të veprimtarisë, ndërsa kërkohet që ajo të pasqyrohet edhe në ekstraktin e QKB-së përkatëse për subjektin.
Dokumenti mban datën 17 shtator 2025 dhe është firmosur nga administratorja e shoqërisë, Violeta Pepaj.



