
Teknologjia po zhvillohet me ritme galopante gjatë këtyre viteve të fundit, dhe pyetja që ngre çdo ekspert është: Çfarë na pret pas inteligjencës artificiale?
Arbër Ormeni, ekspert në fushën e IT dhe Ridvana Kasemi, specialistë e bazave të të dhënave (database), ndajnë për "MCN informacion" disa fakte që na ndihmojnë të kuptojmë se si AI do të arrijë të zgjidhë shumicën e problemeve algoritmike.
Ormeni shpjegon se kompjuteri do të kthehet në një mekanizëm që ofron informacione më të thjeshta dhe më të kuptueshme për përdoruesin.
"Përtej algoritmit" do të thotë se, nëse deri tani kemi punuar me teknologji dhe sisteme kompjuterike duke u bazuar në një koncept matematikor, siç është algoritmi, tani do të kalojmë në një nivel tjetër.
Algoritmi do të jetë më i sofistikuar dhe do të ofrojë një inteligjencë artificiale që është në gjendje të analizojë rrethana të ndryshme dhe të ofrojë rezultate më të sakta dhe më të kuptueshme.
Kompjuteri do të bëhet një mekanizëm që ofron informacion më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm për përdoruesin, duke përdorur sensorë dhe sisteme të avancuara.
Nga ana tjetër, Kasemi thekson se AI do të fokusohet gjithashtu në fusha të tilla si fizika dhe biologjia, ndërkohë që robotika do të përjetojë një shpërthim të madh.
Duhet të jemi realistë, sepse çdo formë e AI, sado e avancuar, mbetet një koleksion kompleks algoritmesh. Sfida e vërtetë nuk është kalimi përtej këtyre algoritmeve, por ndërtimi i algoritmeve sa më efikasë, të sofistikuar dhe të adaptueshëm.
Nëse AI mund të zgjidhë këto probleme, më pas duhet të merremi me fushat si fizika dhe biologjia, të cilat do të njohin një zhvillim të madh, duke përfshirë dhe robotikën autonome e të avancuar.
Teknologjia do të përfshijë më shumë robotikë të integruar me inteligjencë artificiale, duke ofruar mundësi të reja për të zgjidhur probleme të ndryshme shkencore dhe praktike.



