
Me popullaritetin e jashtëzakonshëm dhe rritjen e shpejtë të teknologjisë celulare, rrjeti 5G është bërë një element kyç për arkitekturën e ardhshme të komunikimit.
Rrjetet e përcaktuara nga softueri dhe virtualizimi i funksioneve të rrjetit janë koncepte të reja që ofron 5G, duke siguruar qasje me brez të gjerë në të gjithë botën, lëvizshmëri më të lartë për përdoruesit dhe mundësinë për të lidhur një numër masiv pajisjesh.
Këto vlerësime janë dhënë për "MCN Informacion" nga inxhinieria elektronike Kejsi Voskopi, Miklovan Beqiraj, administrator sistemesh, dhe studentet e teknologjisë Tea Muça dhe Justi Hysa.
Kejsi Voskopi:
Teknologjia 5G është akoma në hapat e parë të implementimit në të gjithë botën. Por ajo që është vënë re është fakti se ajo është goxha e shpejtë krahasuar me gjeneratën 4G dhe gjeneratat e saj paraardhëse. Është goxha më e shpejtë, më efikase dhe përdorimi i energjisë është shumë më i ulët, që nënkupton se ka një sërë benefitesh në krahasim me teknologjitë paraardhëse.
Po ta krahasosh me rrjetin 4G nëse një transmetim të dhënash qofte ky mesazh, apo audiviziv, apo diçka tjetër, nëse mund te vononte në rrjetin 4G 40 -59 milisekonda, këtu është ulur ndjeshme mund të shkoj 105 milisekonda. Çka do të thotë se për të shkarkuar një dokumentacion apo për të hedhur një të tillë në internet merr shumë më pak kohë se më përpara.
Tea Muça:
Përdorimi i lidhjeve në rrjeti 5G mund të mbështes 1 milion pajisje për km katror, gjë që na ndihmon pa masë në zhvillimin e qyteteve inteligjente.
Korea e Jugut, ishte ndër vendet e para që e zbuloi rrjetin 5 G, dhe deri në vitin 2022 të gjithë kishin akses të drejtpërdrejtë, dhe më pas filloi të përhapet edhe në vendet tjera.
Miklovan Beqiraj:
Nuk është zbulim pjesa e kësaj, është thjesht hapi tjetër i transmetimit të të dhënave, i radiovalëve, Është njëfarë forme e detyrueshëm pjese e zhvillimit të kësaj teknologjie për shkak se dhe pjesët harduerike , teknologjia zhvillohet në të gjitha dimensionet e saj duke përfshirë edhe pajiset harduerike gjithashtu edhe kompjuterë kuantik, që kanë marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Gjithashtu shkon paralel, pra ka qene një detyrim pjesa e inovacionit dhe të transmetimit të radiovalëve siç është 5G.
Kjo ndikon në të gjitha fushat në agrokulture, shëndetësi, transport, shumë fusha të thera,
Justi Hysi:
Kjo ndikon p.sh. shumë në zgjidhjen e trafikut, një probleme që ne e ndeshim shumë edhe në Tiranë. Momentalisht semaforët këtu, kanë një cikël fiks për kohën, minutazhin që ata ndryshojnë ngjyrën e tyre, dhe përdorimin e 5G, do të bëhet e mundur që përmes censorëve të monitorohen sa makina janë duke lëvizur dhe të bëhet e mundur dinamike edhe monitorimi i trafikut, në mënyrë që ta shmangim atë.



