Moti gjatë ditës së sotme do të dominohet nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu.
Pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat veriore. Por pas orëve të pasdites pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 31°C.



