Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj shtatë oligarkëve rusë dhe 17 zyrtarëve të lartë qeveritarë, duke i akuzuar për "veprimtari keqdashëse në gjithë botën".
Sanksione do të vendosen edhe për dymbëdhjetë kompani në pronësi të oligarkëve, ose që ata i kontrollojnë si dhe për eksportues të armëve shtetërore si dhe një bankë.
Në njënjestrën e sanksioneve është edhe oligarku Oleg Deripaskën, një manjat i aluminit dhe aleat i afërt i presidetit rus Vladimir Putin.

Oligarku Oleg Deripaska, manjati aluminit, kompania më të mëdha në vendit, ka lidhje me ish-shefin e fushatës së Trump Paul Manafort
Sipas BBC, bosi i aluminit Oleg Deripaska i cili është në krye të listës, ka lidhje shoqërore me ish-kryetarin e fushatës së presidentit Donald Trump, Paul Manafort.
Gjithashtu në listë është edhe Suleiman Kerimov, i cili është një nga njerëzit më të pasur të Rusisë. Familja e tij kontrollon prodhuesin më të madh të Rusisë, Polyus, për arin dhe argjendin si dhe ka një nga kompanitë më të mëdha të naftës dhe pasuria e tij arin deri në 6.3 miliardë dollarë.
Në nëntor, Kerimov u vu nën hetim zyrtar në Francë me dyshimin për evazion fiskal, pasi bleu disa shtëpi luksoze në rivierën franceze.

Suleiman Kerimov është një nga personat më të pasur të Rusisë
Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se ndëshkimet synonin ata që përfitonin nga "sistemi i korruptuar" i Rusisë.
Masa ishte një përgjigje ndaj përfshirjes së supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, tha ai.
Sanksionet gjithashtu po vendosen për shkak të veprimeve të ndërmarra nga Kremlini në Krime, Ukrainën lindore dhe Sirinë, tha Mnuchin në një deklaratë të premten.
Ai akuzoi qeverinë ruse për aktivitetet kibernetike "me qëllim të keq" dhe tha se sanksionet do të synonin "ata që përfitojnë nga regjimi i Putinit".
"Qeveria ruse vepron për përfitimin joproporcional të oligarkëve," shtoi ai.
Alexander Torshin, një zyrtar i lartë rus me lidhje të raportuara me Shoqatën Kombëtare të Riflit të Amerikës (NRA), është në listën e zezë.
Gjithashtu dhëndri i Putin, dhe kreu i këshillit të sigurimit kombëtar të Rusisë dhe ish-kryeministri Viktor Zubkov janë pjesë listës së sanksioneve.
Eksportuesi i armëve shtetërore ruse "Rosoboronexport", një nga kompanitë në shënjestër nga SHBA, tha se sanksionet ishin projektuar për të detyruar Rusinë të dalë jashtë tregut global të armëve.
Çdo pasuri që ata kanë nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara janë ngrirë dhe shtetasve amerikanë janë të ndaluar të bëjnë biznes me ta.
"Kjo është një konkurrencë e pandershme në formën e saj më të pastër", tha një zëdhënëse për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kiril Shamalov, i cili është i martuar me vajzën e Putinit Katerina Tikhonova, ballafaqohet me sanksione të reja



