Bangladesh, një komando ekstremistësh islamikë vrasin 1 efektiv policie dhe marrin peng 20 persona

Bangladesh, një komando ekstremistësh islamikë vrasin 1 efektiv policie dhe marrin peng 20 persona

E.N / TemA TV

 

Një grup i armatosur, i përbërë nga 9 persona, dhe që dyshohen për bindje fetare ekstremiste kanë kryer një sulm të përgjakshën në një restorant në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka. Autoritetet deri më tani raportojnë për një viktimë, i cili është dhe efektiv i forcave të policisë si dhe për 5 persona të plagosur.

 

Sulmi ka ndodhur në brendësi të një restoranti në lagjien diplomatike të Dhakas dhe raportohet se atentatorët ishin të armatosur me armë automatike të lehta. Gjithashtu, sipas dëshmitarëve, njëri prej tyre ishte i pajisur me një shpatë ndërsa është hapur zjarr ndaj klientëve të restorantit pa asnjë paralajmërim. Situata mbetet dramatike pasi numri i viktimave mund të rritet dhe sepse autoritetet e Bangladeshit bejnë me dije se, pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë, agresorët janë ende në brendësi të restorantit dhe po mbajnë peng të paktën 20 persona.

 

Ndërkohë që situata ende mbetet pezull, mediat ndërkombëtare kanë kthyer sytë të gjitha në Dhaka pasi sulmi ka ndodhur në një zonë që frekuentohet nga turistë dhe diplomatë nga e gjithë bota. Nga ana tjetër, sipas prononcimit për mediat e Komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Benazir Ahmed, prioritet është shpëtimi i sa më shumë njerëzve dhe po shihet mënyra se si situata të zgjidhet paqësisht duke biseduar me pengmarrësit.

 

Dyshimet se grupi i agresorëve mund të jetë me bindje islamiste vijnë si rrjedhojë e dëshmive të disa personave që ishin prezent në restorant gjatë çasteve të para të sulmit. Sipas njërit prej tyre, agresorët para se të hapnin zjarr thërritën “Allahu Akbar”.

 

Vijon.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy