Protestat në Iran/ Arrestohet edhe mbesa e liderit suprem, Khamenei

Protestat në Iran/ Arrestohet edhe mbesa e liderit suprem, Khamenei

Shtypja e revoltës paqësore të iranianëve që kërkojnë të drejta dhe liri nuk kursen askënd. Në pranga ka përfunduar edhe Farideh Moradkhani, mbesa e udhëheqësit suprem Ali Khamenei, i cili prej dy muajsh është sfiduar me protesta në çdo qytet të vendit.

Një aktiviste politike dhe e të drejtave të njeriut, ajo u arrestua në Teheran për mbështetjen e protestuesve të cilët vazhdojnë, pavarësisht qindra viktimave dhe mijëra arrestimeve, të kujtojnë Mahsa Amini, gruan e re që vdiq në shtator ndërsa ishte në paraburgim për mbajtjen jo korrekte të shamisë.

Sipas OKB-së, 14 000 njerëz u arrestuan gjatë protestave. Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje që përdorimi "i panevojshëm dhe joproporcional" i forcës në Iran të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas një postimi në Tëitter nga vëllai i saj, Mahmoud Moradkhani - gjithashtu një kundërshtar i regjimit që aktualisht jeton në Francë - 36-vjeçarja thuhet se u "arrestua dhe u dërgua në burg të enjten, kur shkoi në prokurori në zbatim të një urdhri gjykate". Inteligjenca e Gardës Revolucionare ka njoftuar se ka kapur edhe një shtetas iranio-britanik, i akuzuar si i përfshirë në protestat që Teherani gjykon se koordinohen nga jashtë për të destabilizuar vendin dhe se është "një nga lidhjet kryesore midis rrjeteve terroriste" dhe disidentëve të BBC dhe Iran International”.

Televizioni në gjuhën perse, me qendër në Londër, ka qenë prej kohësh objektiv i kërcënimeve nga regjimi - i cili e konsideron atë të financuar nga Arabia Saudite. Zhvillimet e fundit e detyruan qeverinë e Rishi Sunak të thërrasë ambasadorin e Teheranit dhe të vendosë policinë rreth selisë së redaksisë në kryeqytet. Nuk është hera e parë që mbesa e Khameneit përfundon në burg: e fundit janarin e kaluar, pasi iu drejtua me fjalën mbvretëreshë të vesë e shahut të fundit, Mohammad Reza Pahlavi, i rrëzuar nga revolucioni islamik i vitit 1979.

Me rastin e ditëlindjes së 83-të të Farah Dibës, më 14 tetor 2021, Farideh i dërgoi asaj një mesazh me një poezi: "E dashur mbretëreshë dhe nënë e atdheut tim! E di që do të kthehesh dhe do të sjellësh dritë për të thyer errësirën e natën”, një sfidë e hapur kjo për xhaxhain e saj dhe ajatollahët. Pak muaj para arrestimit, ajo kishte nisur edhe një fushatë në favor të të burgosurve dhe kundër dënimit me vdekje.

E mbyllur në burgun famëkeq Evin në Teheran, i njohur për kushtet brutale të paraburgimit të kundërshtarëve politikë, ajo u lirua më pas me kusht në maj. Farideh është vajza e motrës së Khameneit, Badri dhe Sheikh Ali Moradkhani (i njohur si Ali Teherani) i cili pas Revolucionit të udhëhequr nga Khomeini në '79 u bë disident dhe gjeti strehim në Irak. Pas kthimit në Iran ai u dënua me 20 vjet burg, por u lirua nga burgu pas 10. Ali Teherani vdiq tetorin e kaluar në kryeqytetin iranian në moshën 96-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy