Vazhdon romanca e Kylie Jenner dhe të dashurin e saj Tyga, të cilët po shijojnë diellin së bashku në Meksikë. Çifti është fotografuar dorë për dorë në plazhin e mrekullueshëm të Punta Mita.
Reperi 26-vjeçar Tyga, e ka të vështirë t'i mbajë duart jashtë trupit të mahnitshëm të të dashurës së tij 19-vjeçares, duke përfshirë edhe të pasmët e saj.
Tyga ka vetëm sy për Kylie, dhe kjo është e qartë pasiylli reality show dukej absolutisht e mahnitshme dhe e mrekullueshme me bikini saj të gjelbër.
19-vjeçarja tregonte një trup që do ta kishin zili të gjitha vajzat, pasi tregonte një bark të tendosur dhe këmbët e palestruara.
Çifti ka shëtitur në plazh ndërsa Kylie ka shijuar diellin e ngrohtë të Meksikës.
