
Protesta e ka shoqëruar kryeministrin Rama deri në Rinas, ku po nisej për në Bruksel. Në një deklaratë për mediat pasditen e së hënës, duke iu referuar incidentit me vajzat e LRI-së, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin se urdhëroi policinë që të ushtronin dhunë ndaj 8 vajzave që protestuan. Kryemadhi tha se kreu i qeverisë ka hyrë në gjak me rininë.



