Meka: Turizmi ka maskuar rënien drastike të konsumit

Meka: Turizmi ka maskuar rënien drastike të konsumit

Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka, thotë se konsumi në vend ka rënë në mënyrë drastike dhe shkaku kryesor është emigrimi. Sipas tij, kjo rënie është maskuar nga rritja e turizmit vitin e kaluar.

Rënia e importeve ka dy momente. Duke pasur një rënie 15% është e qartë që edhe vetë madhësia e importeve do të bjerë. Vihet re një tkurrje e konsumit. Pavarësisht se pati një bum të turizmit, ajo maskoi rënien dramatike që ka pësuar konsumi. Është e vështirë ta përcaktosh ka apo nuk ka para, por aspekti kryesor ka të bëjë me rënien e demografisë. Mosha 15-29 vjeç që është më vitalja në konsum është tkurrur. Do të na duhen shumë me tepër miliona turistë që të rikuperojmë konsumin që kemi pasur. Ne i marrim me dorën e djathtë dhe i japim me të majtën.   

Meka tha se pavarësisht rritjes ekonomike, eksportet kanë shënuar rënie.

Ekonomia pati rritje mbi 3 deri 3.4%. Vihet re një përmirësim i bilancit të pagesave. Që pas vitit 1992 nuk besoj të jetë shënuar një shifër kaq e mirë, kemi më shumë hyrje sesa dalje.

Rënie të fortë kanë pësuar eksportet, që përsa i përket bilancit të pagesave shënohet rënie e fortë me 11% të eksporteve, rënie me vlerë, në sasi, mall, rritje. E konvertuar në vlerë ekonomike, për fat të keq kemi një rënie që i atribuohet rënies së monedhës vendase. Kemi një dizinteresim ose tërheqje totale nga ana e qeverisë për t’u ulur me biznesin.

Sipas Mekës, Shqipëria ka një model ekonomik unik.

Gafa më e madhe që bëhet është se në parim ne duam të krahasohemi me botën e zhvilluar. Shqipëria është e vetmja që ka një ekonomi Made in Albania. Modeli shqiptar është një model anash, është krejtësisht ndryshe, është rast unik. Ne mund të krahasohemi me veten, nuk mund të krahasohemi as me vendet e rajonit. Ndryshojmë edhe me Kosovën, që jemi i njëjti popull.

Qeveria, sipas tij injoron mendimin e ekspertëve.

Problemi në Shqipëri është se jo se mungon zëri i ekspertëve, por qeveria nuk e merr për bazë. Problemi është sa përfillemi ne në politikëbërje. Qeveria minimalisht duhet të ketë minimalisht qasjen për t’i thirrur këta persona. Ajo nuk ka interes dhe nuk e përfill fare mendimin e ekspertëve. Nuk dëgjon askënd, bën monolog.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy